Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit me Serbinë
Ushtarët polakë të Komandës Rajonale Lindje (RC-E) të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kanë realizuar një patrullë zbulimi përgjatë vijës kufitare administrative me Serbinë në veri të Kosovës.
Njoftimi:
Ushtarët polakë të Komandës Rajonale Lindje (RC-E) të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kanë kryer një patrullë zbulimi përgjatë Vijës Kufitare Administrative (VKA) në veri të Kosovës.
Patrullat e tilla, të cilat zhvillohen në mënyrë të paanshme dhe të rregullt, janë thelbësore për të ruajtur një prani të dukshme, për të përmirësuar vetëdijen situative dhe për të mbështetur stabilitetin e përgjithshëm në zonën e përgjegjësisë së RC-E.
Ato luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në rajon.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.