Universiteti i Prishtinës tregon se kur do të shpallë konkurs për studentë të rinj - NACIONALE

Universiteti i Prishtinës tregon se kur do të shpallë konkurs për studentë të rinj

4 vjet më parë

nga Anita Nikaj

Universiteti i Prishtinës, përmes webfaqes zyrtare ka njoftuar se kur do te hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj.

“Të dashur maturantë. Njoftoheni që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të shpallë konkursin për pranim të studentëve të rinj më datë 12 korrik 2022”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Gjatë këtij viti testi të maturës iu nënshtruan 22 mijë maturantë, teksa ky test është përcjelle me disa parregullsi.

Edhe pse janë më shumë se 22 mijë maturantë, jo të gjithë do të aplikojnë në UP.

Lajme të ngjashme