Ukrainë, shtatë të vdekur pas një sulmi rus në një treg në Avdiivka
Kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk-ut, Pavlo Kyrylenko, ka thënë se shtatë persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse bombarduan një treg në qytetin Avdiivka.
“Rusët goditën tregun qendror, ku kishte shumë njerëz në atë moment”, shkroi ai në Telegram, duke shtuar se në një sulm të tillë nuk kishte asnjë logjikë ushtarake.
"Nuk ka asnjë logjikë ushtarake në një granatim të tillë - vetëm një dëshirë e shfrenuar për të vrarë sa më shumë nga njerëzit tanë dhe për të frikësuar të tjerët."
