Ukrainë: Shpërthim i ri i madh në Melitopol - NACIONALE

Ukrainë: Shpërthim i ri i madh në Melitopol

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ivan Fedorov, kryebashkiaku ukrainas i qytetit të pushtuar të Melitopolit në rajonin e Zaporizhzhia, njoftoi sot në Telegram se kishte një "shpërthim të madh" në qytet.

Fedorov nuk dha asnjë detaj shtesë në lidhje me shpërthimin. “Ne presim lajme të mira”, tha ai.

Informacioni për shpërthimin në Melitopolin e pushtuar vjen në të njëjtën ditë kur të paktën tre udhëheqës pro-rusë të emëruar nga Moska u vranë në rajonet Kherson dhe Luhansk. Përveç kësaj, kryetari pro-rus dhe gruaja e tij u vranë sot në Berdjansk të pushtuar.

Separatistët pro-rusë fajësojnë Kievin për të gjitha këto sulme, por Ukraina ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. /Nacionale/

Lajme të ngjashme