Ukrainasit përparojnë drejt Khersonit, rimarrin një qytet në rrugën kryesore - NACIONALE

Ukrainasit përparojnë drejt Khersonit, rimarrin një qytet në rrugën kryesore

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Forcat ukrainase kanë marrë qytetin Snihurivka në një rrugë kyçe në afrimin drejt Khersonit, pasi Rusia njoftoi se ka nisur tërheqjen e trupave të saj nga qyteti jugor.

“Njësitë e trupave ruse po manovrojnë në një pozicion të përgatitur në bregun e majtë të lumit Dnipro në përputhje të plotë me planin e miratuar”, është thënë në një deklaratë të dhënë nga ministria ruse e Mbrojtjes.

Ndërsa, shefi i ushtrisë së Ukrainës, Valeriy Zaluzhnyi, tha se Kievi ende nuk ka mundur të konfirmojë nëse Rusia po të tërhiqej vërtetë nga qyteti. Megjithatë, Zalushnyi ka njoftuar se trupat ukrainase në 24 orë kanë avancuar rreth 7 kilometra duke rimarrë 12 vendbanime.

"Ne nuk mund të konfirmojmë dhe as mohojmë të ashtuquajturën tërheqje të forcave pushtuese ruse në Kherson. Ne vazhdojmë operacionet sulmuese në përputhje me planin tonë," është shprehur ai.

Ndërkohë, raporte nga dëshmitarë okularë kanë thënë se forcat ruse janë ende të dukshme në Kherson.

Lajme të ngjashme