Ukraina thotë se po zhvillon teknologji të re për të luftuar dronët e prodhuar nga Irani - NACIONALE

Ukraina thotë se po zhvillon teknologji të re për të luftuar dronët e prodhuar nga Irani

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ukraina ka njoftuar se është duke zhvilluar një teknologji të re për të luftuar valët e sulmeve nga Rusia me dronë të Iranit.

Oleksii Reznikov, ministri ukrainas i Mbrojtjes, tha se ai besonte se Rusia aktualisht ka rreth 300 dronë sulmues të prodhuar nga Irani, dhe ata mund të blejnë mijëra të tillë.

"Ne po zhvillojmë sisteme për shtypjen e tyre... Ne çmontojmë dronët për të shikuar detajet, të shohim se çfarë lloj "truri" elektronik kanë brenda dhe në përputhje me rrethanat po përgatisim kundërmasa të ndryshme," shtoi ai.

Zëdhënësja e ushtrisë ukrainase në jug, Natalia Humeniuk, ka thënë se rusët po përdornin dronët iranianë "kamikazë" në grupe, pjesërisht për të zbuluar mbrojtjen ajrore ukrainase.

Ajo shtoi se, në rajonin jugor, mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 109 dronë ndërsa 33 veçse kishin goditur objektiva.

Lajme të ngjashme