Ukraina thotë se ka rrëzuar 18 raketa ruse mëngjesin e së enjtes
Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës ka njoftuar se ka “rrëzuar” katër raketa ruse rreth orës 9 të mëngjesit dhe 14 të tjera mes orës 9:30 dhe 13:00.
Pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ruse, presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës për më shumë pajisje për mbrojtje ajrore.
Duke biseduar me presidentin amerikan Joe Biden, Zelensky është shprehur se “aktualisht mbrojtja ajrore është prioritet”.
Të martën, Zelensky u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe ushtarakë.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Zelenskyt u tha se, në takim “është theksuar nevoja urgjente për t’i siguruar ushtrisë ukrainase sisteme moderne të mbrojtjes ajrore”.
