Ukraina thotë se bisedimet me ShBA-në nisën në mënyrë shumë konstruktive
Shefi i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, tha të martën se bisedimet mes vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara kanë filluar në mënyrë shumë konstruktive.
“Takimi me ekipin e ShBA-së filloi në mënyrë shumë konstruktive dhe ne po punojmë që të sjellim një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” – tha Yermaku, raporton televizioni CNN.
Ai është pjesë e delegacionit të Ukrainës që po zhvillon bisedime në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite. Pjesë e delegacionit është edhe kryediplomati ukrainas dhe zyrtarë të tjerë.
Në anën tjetër, në delegacionina merikan janë sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Ëaltz.