Ukraina thotë centrali bërthamor i Zaporizhzhia është shkëputur nga rrjeti elektrik
Operatori shtetëror i energjisë në Ukrainë ka thënë se centrali bërthamor në Zaporizhzhia, është shkëputur nga furnizimi me energji gjatë ditës së sotme.
Në një deklaratë të lëshuar, Energoatom tha centrali ishte shkëputur nga rrjeti kombëtar i Ukrainës pasi ishte dëmtuar një linjë elektrike.
Energoatom tha:
“Veprimet e pushtuesve shkaktuan një shkëputje të plotë të centralit bërthamor nga rrjeti i energjisë – hera e parë në histori që ky central është shkëputur nga energjia.”
Operatori më tej shtoi se sistemet e sigurisë së uzinës po punonin normalisht dhe po punohej për të rilidhur një nga blloqet e reaktorit në rrjet.
