Ukraina: Rusia dëshiron një fatkeqësi humanitare, këto plane mund të parandalohen
Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, akuzoi sot Rusinë në Twitter se dëshiron të shkaktojë një fatkeqësi humanitare.
"Miliona ukrainas mund të jenë pa energji elektrike, ngrohje, ujë dhe ujëra të zeza këtë dimër. Kjo do të thotë pa spitale, shkolla dhe ushqim", njoftoi Gerashchenko, duke aluduar në pasojat e sulmeve të dhunshme raketore ruse mbi energjinë e Ukrainës dhe infrastrukturën tjetër kritike.
Millions of Ukrainians might be without electricity, heat, water and sewage this winter - so no hospitals, schools, food.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 2, 2022
People would evacuate to Europe to survive, causing a humanitarian catastrophe. This is what 🇷🇺 wants.
Timely arrival of air defense can break these plans!
"Në atë rast, njerëzit do të evakuoheshin në Evropë për të mbijetuar dhe do të ndodhte një fatkeqësi humanitare. Kjo është ajo që dëshiron Rusia. Dorëzimi në kohë i mbrojtjes kundërajrore mund të pengojë këto plane", tha zyrtari ukrainas. /Nacionale/