Ukraina: Mos na ofroni kapitullim nën maskën e "diplomacisë"
Mihajlo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, adresoi thirrjet për një zgjidhje diplomatike të konfliktit me Rusinë në Twitter.
“Kur dikush flet për një “zgjidhje diplomatike”, ata në fakt po propozojnë që Ukraina të pranojë ultimatumin e Rusisë: “Dorëzoni territoret dhe pranoni humbjen”, shkroi Podoljak.
"Populli ukrainas nuk do të pajtohet kurrë me këtë. Prandaj unë po ju kërkoj: Mos na ofroni kapitullim nën maskën e 'diplomacisë'", përfundoi Podoljak. /Nacionale/
When someone talks about "diplomatic settlement", they are actually proposing Ukraine to fulfill Russia’s ultimatum: "give away territories, admit defeat". Ukrainian people will never agree to this. Therefore, a request: stop offering Ukraine capitulation disguised as "diplomacy"
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) November 2, 2022