Ukraina fillon të besojë se mund të çlirojë Krimenë: Ky është një moment vendimtar
Ukraina ka filluar të besojë se mund të çlirojë Krimenë, një gadishull i aneksuar nga Rusia në 2014.
Kështu tha Tamila Tasheva, përfaqësuesja e Volodymyr Zelensky në krye të Krimesë, pasi kaloi disa ditë me ekipin e saj duke diskutuar se çfarë hapash duhet të ndërmarrë Ukraina në rast se forcat ukrainase arrijnë të marrin kontrollin e gadishullit.
Duhet të theksohet se asnjë analist serioz ushtarak nuk sugjeron se Ukraina mund të jetë së shpejti në një pozicion për të çliruar gadishullin që u aneksua nga Rusia tetë vjet më parë, por zyrtarët ukrainas pas çlirimit të qytetit të rëndësishëm strategjik të Limanit në rajonin e Donetskut janë gjithnjë e më shumë të bindur se është e mundur të çlirohet edhe Krimea.
"Ky është një moment vendimtar"
"Ky është një moment vendimtar. Tani për tani, gjithçka po ndodh në atë mënyrë që çlirimi i Krimesë duket i pashmangshëm", tha Tasheva, duke shtuar: "Mund të mos ndodhë nesër, por unë mendoj se ne do ta çlirojmë Krimenë shumë më shpejt nga sa mendoja vite më parë”.
Tasheva thotë se "është shumë e rëndësishme të sigurohet që gjithçka të jetë gati në kohën kur të ndodhë".
"Kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014, ata ishin gati të vendosnin sundimin e tyre në gadishull. Edhe ne duhet të jemi gati", shtoi ajo. /Nacionale/