Ukraina e falënderon Trumpin për ashpërsimin e gjuhës ndaj Putinit - NACIONALE

Ukraina e falënderon Trumpin për ashpërsimin e gjuhës ndaj Putinit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, ka mirëpritur vendimin e Trump për të reduktuar afatin prej 50 ditësh që i kishte dhënë Rusisë për të pranuar një armëpushim.

Në një postim në X, Yermak falenderon Trump për "qëndrimin e tij të fortë dhe për dërgimin e një mesazhi të qartë paqeje përmes forcës".

Ai shton se: "Putin respekton vetëm forcën - dhe ky mesazh është i qartë dhe i fuqishëm. Kur Amerika udhëheq me forcë, të tjerët mendojnë dy herë."

Deputetja ukrainase Kira Rudik thotë se ukrainasit shpresojnë që Trump "të veprojë tani".

"Pasi kaluan netët e pafundme të terrorit nga Rusia, lajmi që ukrainasit duan të lexojnë herë pas here është: Presidenti Trump po 'po humbet durimin me Rusinë'," shkruan ajo.

Lajme të ngjashme