Ukraina akuzon Rusinë për "shantazh" dhe "shpikje të sulmeve terroriste" - NACIONALE

Ukraina akuzon Rusinë për "shantazh" dhe "shpikje të sulmeve terroriste"

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas shpërthimeve në Sevasotpol të Krimesë, Ukraina ka akuzuar Rusinë për "shantazh" dhe "shpikje të sulmeve terroriste" në territorin e saj.

Kujtojmë se, Moska pretendoi se zmbrapsi një sulm ukrainas me dron në zonën e cila është e pushtuar nga forcat ruse. E në një përgjigje të dukshme ndaj pretendimeve të Rusisë se pas shpërthimeve ishin forcat ukrainase, këto akuza u bënë nga shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak.

Si rezultat i sulmit të supozuar, Moska njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes së saj në marrëveshjen për eksportin e grurit të Ukrainës, e cila u nënshkrua në korrik dhe po lejonte eksportin e drithit nga portet e bllokuara në Detin e Zi.

Lajme të ngjashme