U tha se një zyre ruse po shpërndan ndihma në Dragash, reagon kryetari i kësaj komune
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka reaguar pasi aktivisti i komuniteti goran, Fatir Berzati ka thënë se në këtë komunë është një zyre ruse, pra organizatë humanitare që shpërndan ndihma pas orës 18:00.
Xheladini përmes një shkrimi në Facebook tha se organet kompetente janë në dijeni për këtë deklaratë.
“Ju njoftoj se organet kompetente janë në dijeni me deklaratën e këtij personi. Ne gjatë takimeve publike me qytetarët e regjionit të Gorës, nuk kemi vërejtur lëvizje dhe as dyshime të tilla, por organet kompetente janë ato të cilat do ta sqarojnë informatën e Fatir Berzatit”, tha Xheladini.
Aktivisti nga komuniteti goran, Fatir Berzati, ka thënë se në Dragash ekziston një organizatë humanitare ruse që shpërndanë ndihma pas orës 18:00 në këtë komunë.
Berzati tha se emri i zyrës është në gjuhën ruse, dhe sipas tij puna e tyre pas orës 18:00 në mbrëmje është e dyshimtë.