U shkarkua nga Zelensky, Venediktova mohon se ka punuar me bashkëpunëtorë rusë
Ish-prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha se pranon shkarkimin e presidentit Volodymyr Zelensky, por mohon që ndonjë bashkëpunëtor të ketë punuar në zyrën e saj.
Në një intervistë ekskluzive për CNN, Venediktova tha: “Këtu në zyrën time nuk mund të kemi fare bashkëpunëtorë, sepse bashkëpunimi mund të jetë vetëm me njerëzit që kanë punuar në territorin e pushtuar. Këtu nuk është territor i pushtuar.”
Ajo tha se një prioritet kryesor i zyrës së saj ishte puna për problemet e tradhtisë shtetërore dhe bashkëpunëtorëve dhe zyra e saj ishte shumë e hapur për këtë.
Ndërsa, kur Venediktova u pyet se cili ishte arsyetimi i vërtetë për shkarkimin e saj, ajo tha: “Ju e dini se karrigia ime, ajo është karrige politike dhe unë kam qenë prokurorja e 16-të ukrainase gjatë 30 viteve. Është politikë në Ukrainë. Kjo është përgjigja ime.”
E kur u vu në presion mbi arsyet e vërteta pse Zelensky kishte vendosur ta shkarkonte atë, Venediktova e bëri të qartë se nuk dëshiron ta debatojë atë në publik sepse Rusia do ta shfrytëzojë.
“Presidenti tani, shefi i komandës së tij. Ai e kupton strategjinë dhe taktikën e tij dhe ai e merr vendimin e tij me pikëpamjet e tij”, tha Venediktova.
