U ra vinçi mbi veturë, mësohet gjendja e tre qytetarëve që ishin brenda
Gjatë ditës së sotme në Gjilan u regjistruan erëra të forta.
Këto ishin faktorë që një vinç të bie mbi një veturë kalimtare, ku brenda ishin tre persona.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, raportohet se gjendja e tyre është stabile.
Tutje bëhet e ditur se në terren janë angazhuar të gjitha njësitet relevante.
"Ju njoftojmë se më datën 28.07.2022, rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme. Në rrugën "Lufta e Gjilanit 44", ka rënë një kran (vinç) mbi një veturë . Vetura e cila ka qenë në lëvizje, e tipit Mercedes, Pikap, me tabela vendore, në veturë kanë qenë tre persona, shqiptarë/kosovarë, ku sipas mjekut gjendja e tyre është stabile, në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, shqiptarë/kosovarë, gjendja është stabile, të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencë-Gjilan. Në terren janë angazhuar të gjitha njësitet emergjente, policia, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe njësitet e KEDS-it, për moment gjendja është stabile, vërshime deri në këto momente nuk kemi të raportuar dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme", tha ndër të tjerash Hashani për Nacionalen.