U punësua si diplomat në MPJ, Bulliqi liron nga detyra drejtorin Pajtim Balaj - NACIONALE

U punësua si diplomat në MPJ, Bulliqi liron nga detyra drejtorin Pajtim Balaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari Komunës së Podujeve, Shpejtim Bulliqi, ka liruar nga detyra Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj.

Në njoftimin për lirimin nga detyra, Bulliq ka thënë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera profesionale.

I pari i komunës së Podujevës nuk ka treguar se Balaj më herët është pranuar si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Me kërkesë të Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj sot e kam liruar nga detyra e drejtorit për shkak se ai do të vazhdojë me angazhime të tjera profesionale. Pajtimin e falënderova për angazhimin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë në këtë dikaster, si dhe i dëshirova shumë suksese në jetën profesionale”, ka shkruar Bulliqi.

Bala dhe disa njerëz të VV-së dhe Listës Guxo janë pranuar në punë si staf diplomatik nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në konkursin që kjo ministri ka shpallur në nëntor të viti të kaluar.

Lajme të ngjashme