U prezantua rrejshëm si zyrtar dhe e kontrolloi në xhepa e në trup një person, arrestohet i dyshuari në Skenderaj - NACIONALE

U prezantua rrejshëm si zyrtar dhe e kontrolloi në xhepa e në trup një person, arrestohet i dyshuari në Skenderaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Skenderaj pasi u prezantu rrejshëm si person zyrtar.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari nën ndikim të alkoolit e kishte kontrolluar në xhepa dhe në trup një person tjetër.

I dyshuari është dërguar në mbajte.

Raporti i plotë:

PREZANTIM I RREM SI PERSON ZYRTAR

Skenderaj,09.06.2024-16:00. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit viktimës mashkull kosovar i ishte prezentuar si person zyrtar dhe e kishte kontrolluar në xhepa të rrobave dhe në trup. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme