U pretendua se Milicevic u keqtrajtua në Jarinje nga ana e PK-së, Sveçla: Spekulime, s’ka paraqitur ankesa - NACIONALE

U pretendua se Milicevic u keqtrajtua në Jarinje nga ana e PK-së, Sveçla: Spekulime, s’ka paraqitur ankesa

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ministri i Punëve të Brendshme Xhalal Sveçla ka reaguar me një shkrim në Facebook në lidhje me pretendimet e Miodrag Milicevic, se kinse ai është keqtrajtuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë.

"Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Milicevic ka kaluar sot në pikën kufitare në Jarinje dhe nuk ka ndodhur asnjë problem, incident e aq më pak dhunë. Për të konfirmuar këtë, zyrtarët tanë policor kanë kontaktuar me zyrtarët kufitar të Serbisë të cilët kanë njoftuar se i njejti nuk ka paraqitur ndonjë shqetësim apo problem gjatë kalimit kufitar", ka thënë Sveçla.

Tutje ai ka thënë se "Jam bindur me sjelljen shembullore të zyrtarëve policor, por përkundër kësaj, kam kërkuar raport nga zyrtarët policor të kufirit dhe hetim të këtyre pretendimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës, me rezultatet e të cilit qytetarët tanë do të njoftohen në kohë rekorde".

Ky është postimi i plotë.

Lajme të ngjashme