U përfshinë në rrahje mes vete, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona të cilët u rrahën mes vete në rrugë "Rugova" në Prishtinë.
Të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia në vend të ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike, një skallper, të cilat dyshohet se janë përdorur nga të dyshuarit.
Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i PK-së:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Rugova, Prishtinë 01.10.2022 – 13:08. Janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin përfshi në rrahje në mes veti. Si pasoj e rastit të dyshuarit kanë marr tretman mjekësor në SHSKUK. Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike dhe një skallper të cilat dyshohet se janë përdorë në rast nga të dyshuarit. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
