U ndal për t'u ndihmuar, shtetasi i Shqipërisë sulmohet fizikisht dhe qëllohet me armë zjarri në Gjakovë - NACIONALE

U ndal për t'u ndihmuar, shtetasi i Shqipërisë sulmohet fizikisht dhe qëllohet me armë zjarri në Gjakovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një burrë është sulmuar fizikisht dhe qëlluar me armë zjarri në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima shtetas i Shqipërisë ishte ndaluar për t’ju ndihmuar dy personave, e të cilët fillimisht e kanë sulmuar dhe pastaj e kanë qëlluar me armë zjarri.

Viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Gjakovë / 08.12.2024 - 12:00.. Viktima shtetas i R. Shqipërisë ka deklaruar se derisa ishte duke qarkulluar me veturën e tij, është ndalur për t’ju ndihmuar dy personave me kërkesën e tyre, ndërsa të njëjtit fillimisht e kanë sulmuar fizikisht, me shufra metalike dhe pastaj e kanë qëlluar me armë zjarri. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme