U eliminuan pas humbjes nga NaVi, ja sa para fituan Bad News Eagles në Major - NACIONALE

U eliminuan pas humbjes nga NaVi, ja sa para fituan Bad News Eagles në Major

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra kosovare, Bad News Eagles i ka dhënë fund aventurës ditën e hënë në IEM Rio Major 2022.

BNE pasi bënë mrekullinë dje duke eliminuar "FaZe", sot pësuan humbje nga skuadra më e madhe në histori "NaVi", me rezultat 2:0 në mape.

Kësisoj, BNE regjistroi humbjen e tretë në "Legends Stage", prandaj edhe u eliminuan nga Majori.

Gjatë kësaj aventure, BNE fitoi hiq më pak se 20 mijë dollarë, vlerë kjo të cilën e arritën falë kualifikimit në "Legends Stage".

Kujtojmë, se Major është gara më e madhe në CS:GO, me fituesin që do të fitojë 500 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme