U bllokuan për disa orë mes Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çekë (VIDEO) - NACIONALE

U bllokuan për disa orë mes Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çekë (VIDEO)

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Tre turistë çekë janë shpëtuar nga policia shqiptare.

Siç shkruan Top Channel, për shkak të terrenit të vështirë, ata mbetën të bllokuar në Curraj të Epërm.

Policia e Tropojës, në bashkëpunim me ekipin e qendrës shëndetësore të fshatit Lekbibaj, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën.

Pas disa orësh kërkimesh intensive në terrenin e thepisur të Valbonës, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Maja e Boshit”.

Policia fillimisht i nxori turistët nga terreni i rrëzikshëm ku ishin bllokuar dhe më pas i transportuan të tre shtetasit çekë, për rreth 2 orë, deri në Bjeshkët e Vashqefenit, ku ishte e mundur ulja e helikopterit.

Videoja e plotë KËTU

Lajme të ngjashme