U akuzua për neglizhencë, Gjykata e kthen në punë pediatren në spitalin e Gjilanit - NACIONALE

U akuzua për neglizhencë, Gjykata e kthen në punë pediatren në spitalin e Gjilanit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ankesë nga N.K. qytetar nga Kamenica është deponuar në Ministrinë e Shëndetësisë në gusht të këtij viti. N.K. është gjyshi i pacientes dy vjeçare R.K. e cila kishte nevojë për trajtim mjekësor në repartin e pediatrisë në Spitalin e Gjilanit më datën 25 korrik, për shkak të temperaturës së lartë.

Por sipas familjarëve mjekja Nakije Baliu kishte refuzuar që ta kontrollojë fëmijën pa udhëzim, andaj familja ishte detyruar që trajtim të kërkojë diku tjetër. E si rrjedhojë familja ishte ankuar.

Andaj Komisioni Disiplinor i Spitali të Gjilanit kishte vendosur për suspendimin për gjashtë muaj të mjekes në fjalë.

Por Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur të jashtëligjshëm suspendimin e mjekes Nakije Baliu në Spitalin e Gjilanit. Gjykata e ka detyruar spitalin që t’ia kompensoj Baliut dëmin material të pagave të parealizuara gjatë suspendimit duke e hedhur kështu poshtë vendimin e Komisionit Disiplinor të Spitalit të Gjilanit si dhe vendimin e Komisionit të Ankesave.

Gjykata e ka detyruar spitalin që t’ia kompensoj Baliut dëmin material të shkaktuar gjatë suspendimit gjashtë mujor.

“Detyrohet spitali i përgjithshëm në Gjilan që paditëses Nakije Baliu nga Gjilanit, t’ia kompensojë dëmin material sa i përket pagave të parealizuara në pjesën prej 50 për qind si dhe kujdestaritë e pambajtura për shkak të suspendimit në shumën e përgjithshme prej 4,434.91 euro, me kamatë ligjore prej 8 për qind”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës.

Lajme të ngjashme