Turqia s’e merr seriozisht paralajmërimin e ShBA-së për sanksione - NACIONALE

Turqia s’e merr seriozisht paralajmërimin e ShBA-së për sanksione

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave i Turqisë, Nureddin Nebati, tha të premten se është e pakuptimtë që biznesmenët turq të shqetësohen për një letër që Uashingtoni i ka dërguar një grupi turk të biznesit, në të cilën paralajmërohen sanksione, nëse kompanitë vendosin raporte me rusët e sanksionuar.

“Është e pakuptimtë që një letër e pasuar te grupe turke të biznesit të krijojë shqetësim në qarqet tona biznesore. Ne jemi të kënaqur që po i shohim Shtetet e Bashkuara, aleate dhe partnere tona tregtare, duke i ftuar bizneset e tyre që të investojnë në ekonominë tonë”, tha ministri turk.

Thesari i Shteteve të Bashkuara këtë muaj i paralajmëroi Ministrinë e Financave dhe grupin më të madh të biznesit në Turqi, TUSIAD, se entitetet dhe individët rusë janë duke u përpjekur që ta shfrytëzojnë Turqinë për t’i shmangur sanksionet perëndimore.

Disa kompani turke kanë blerë ose janë munduar që të blejnë asete ruse nga partnerët perëndimorë që janë tërhequr nga Rusia, ndërsa disa të tjera kanë pasuri të mëdha në Federatën Ruse. Ankaraja ka thënë disa herë se sanksionet perëndimore nuk do të anashkalohen në Turqi.

Lajme të ngjashme