Turqia dhe Bosnja dhe Hercegovina bien dakord për udhëtime pa pasaporta - NACIONALE

Turqia dhe Bosnja dhe Hercegovina bien dakord për udhëtime pa pasaporta

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se Ankaraja dhe Sarajeva kanë vendosur të lejojnë qytetarët e tyre të udhëtojnë në vendet e njëri-tjetrit pa pasaporta.

"Tani kemi marrë vendimin për të mundësuar udhëtimin midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Turqisë me karta identiteti," ka thënë Erdogan në një konferencë shtypi në Sarajevë, të mbajtur bashkë me tre anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës.

Sipas Anadolu Agency, Erdogan tha se Turqia dhe Bosnja dhe Hercegovina po punojnë aktualisht për udhëtimin pa pasaportë, duke shtuar se vendimi do të hyjë në fuqi së shpejti.

Presidenti tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bosnje-Hercegovinës janë "të jashtëzakonshme", duke shprehur mbështetje për integritetin territorial dhe stabilitetin e vendit.

Erdogan përsëriti se Turqia është e gatshme të bëjë më të mirën për të kapërcyer vështirësitë aktuale në Bosnje dhe Hercegovinë.

Lajme të ngjashme