Ibrahimi thotë se komunat realizuan 50% të mjeteve për investime kapitale, larg më shumë se Qeveria Kurti - NACIONALE

Ibrahimi thotë se komunat realizuan 50% të mjeteve për investime kapitale, larg më shumë se Qeveria Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Realizimi i investimeve kapitale nga ana e Qeverisë Kurti vijon të mbetet një problem i madh. Por, duket se komunat e Kosovës megjithatë kanë pasur sukses më të madh.

Sipas drejtorit të Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimit, deri në fund të vitit komunat do t’i shpenzojnë mbi 50 për qind të mjeteve për investime kapitale.

Në një prononcim për Nacionalen, ai është shprehur edhe se përkundër kësaj arritjeje janë ballafaquar me pengesa nga ana e nivelit qendror.

“...mosfunksionalizimi i bordit të OshP-së, mosdhënia e mundësisë komunave për rishikim të buxhetit komunal, norma e lartë e inflacionit dhe sfidat tjera që kryesisht kanë ardhur nga niveli qendror do i penalizojë komunat që të përfitojnë miliona euro edhe nga skema e grantit të performancës. Të gjitha këto sfida kanë ndikuar që komunat mos të realizojnë shumë projekte kapitale të cilat do të shkonin në dobi të qytetarit.” – ka thënë z. Ibrahimi.

Ai ka denoncuar edhe atë që e quan ‘tendencën e fundit’ të Qeverisë Kurti për t’i marrë komunave mjetet nga të hyrat vetanake.

“...nëse ndodh kjo atëherë niveli qendror do shkelë ligjin për menaxhimin e financave publike, atë për financa lokale por edhe me të dyja këmbët do shkelë mbi kartën evropiane mbi vetëqeverisje lokale.” – është shprehur ai.

Lajme të ngjashme