Investimet kapitale të Qeverisë në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, më të ulëtat në dekadën e fundit
Instituti GAP ka prezantuar një tabelë që tregon se investimet kapitale në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 janë më të ulëtat në dekadën e fundit.
Statistikat e këtij instituti kanë treguar se realizimi i invesimeve kapitale ka pasur nivel më të ulët se në vitin 2020, kur gjithë ekonomia e vendit ishte e mbyllur.
Tabela, e cila evidenton shpenzimin e buxhetit për investimeve në nivel lokal dhe atë qendrorë, tregon se Qeveria Thaçi është qeveria që ka investuar më së shumti në investime kapitale në të dy nivelet.

Rënien e shpenzimeve, instituti i ka shpjeguar me rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore.
“Rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore dhe politikat qeveritare kanë bërë që realizimi i investimeve kapitale në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 të jetë më i ulëti në dekadën e fundit”, është thënë në njoftimin e institutit