Turisti britanik vdes pas goditjes nga flatra e pasme e helikopterit në Greqi
Një turist i ri britanik ka vdekur në Greqi pas goditjes nga flatrat e helikopterit.
Burri 21-vjeçar, që ende nuk është identifikuar formalisht, u përfshi në aksidentin tragjik të hënën pas daljes nga helikopteri në një aeroport privat në Spata, bashkë me tre turistë të tjerë, përfshirë motrën e tij.
Raportohet se britaniku eci në pjesën e pasme të helikopterit të tipit “Bell 407” përderisa motorët ishin ende të ndezur dhe turisti u godit nga flatra në bishtin e helikopterit.
Incidenti është duke u hetuar, por merret vesh se burri pësoi lëndime kritike. Shërbimet emergjente u thirrën në aeroportin privat në periferi të Athinës, por mendohet se viktima është mbytur pothuajse menjëherë nga flatra e shpejtë.