Truss: Nuk duhet të ketë marrëveshje paqeje që e tregton tokën ukrainase
Kryeministrja britanike, Liz Truss, gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të Partisë Konservatore në pushtet të Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë se Ukraina "do të fitojë" dhe se asnjë marrëveshje paqeje nuk duhet ta heqë territorin ukrainas.
“Populli ukrainas nuk po lufton vetëm për sigurinë e tij, por për të gjithë sigurinë tonë. Kjo është një luftë për liri dhe demokraci në mbarë botën,” tha ajo duke shtuar se, aneksimi i paligjshëm i territorit të Ukrainës nga Putini ishte vetëm akti i fundit në fushatën e tij për përmbysje të demokracisë dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar.
“Ne nuk duhet të dorëzohemi para atyre që duan një marrëveshje që do ta tregtojë tokën ukrainase. Ata po propozojnë të paguajnë jetë me ukrainas për iluzionin e paqes.
Ne do të qëndrojmë me miqtë tanë ukrainas, sado kohë të duhet. Ukraina mund të fitojë. Ukraina duhet të fitojë dhe Ukraina do të fitojë,” përfundoi Truss.
