Trumpi thotë se s’është i kënaqur me propozimin e ri të Iranit për përfundimin e luftës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se është i pakënaqur me një propozim të ri që është paraqitur nga Irani për t’i dhënë fund luftës dhe hodhi dyshime mbi aftësinë e shtetit aziatik për të pranuar ndonjëherë ndonjë marrëveshje.
“Ata duan të bëjnë marrëveshje. Unë nuk jam i kënaqur me të [propozimin e Iranit]” – tha presidenti amerikan, raporton televizioni CNN.
Ai nuk saktësoi se cilat elemente të propozimit iranian nuk mund t’i pranojë, por sugjeroi se zyrtarët në Teheran mund të mos i afrohen kurrë një zgjidhjeje të negociuar të konfliktit.
“Ata bënë hapa, por nuk jam i sigurt nëse do të arrijnë atje [te marrëveshja]” – shtoi Trumpi, duke pretenduar se ka “mosmarrëveshje të mëdha” mes udhëheqësve iranianë.
“Lidershipi [iranian] është shumë i shkëputur [mes vete]. Janë dy deri në tri grupe, ndoshta katër, dhe është një lidership shumë i shkëputur. Thënë këtë, ata të gjithë duan të bëjnë një marrëveshje, por të gjithë janë të ngatërruar” – tha më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë.