Trumpi e kritikon për së vdekuri regjisorin që dyshohet se u vra nga i biri: Shumë i keq për vendin tonë - NACIONALE

Trumpi e kritikon për së vdekuri regjisorin që dyshohet se u vra nga i biri: Shumë i keq për vendin tonë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i amerikan, Donald Trump, u pyet nëse qëndron prapa një deklarate që kishte dhënë më herët rreth vdekjes së regjisorit Rob Reiner, për rastin e të cilit është arrestuar biri i tij 32-vjeçar.

Trumpi, mësa duket, nuk kishte ndryshuar mendim.

“Epo, mirë, unë nuk isha aspak tifoz i tij, ishte një person i marrë, aq sa di Trumpi” – tha ai, duke iu referuar vetes në vetën e tretë, raporton gazeta "The Guardian".

“Ai e dinte se ishte gjë e rreme, në të vërtetë ishte e kundërta, por ai thoshte se unë ishte mik i Rusisë, i kontrolluar nga Rusia, mashtrim i Rusisë, ai ishte njëri nga njerëzit prapa kësaj” – u ankua presidenti amerikan.

“Mendoj se ai e dëmtoi veten në aspektin e karrierës, u bë si një person i marrë, sindromi Trump i çmendurisë” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Pra, nuk isha fare tifoz i tij, në asnjë mënyrë apo formë. Mendoja se ai ishte shumë i keq për vendin tonë” – e vazhdoi haptas kritikën ndaj të ndjerit presidenti amerikan.

Më herët, përmes një shkrimi në rrjetin “Truth Social”, Trumpi pretendoi se Reiner vuante nga “Sindromi Trump i Çmendurisë” dhe se paranoja e tij kishte arritur kulm të ri “përderisa administrata Trump i tejkaloi të gjitha qëllimet dhe pritjet e madhështisë”.

Lajme të ngjashme