Trump: Shpresoj se edhe Rusia do ta pranojë marrëveshjen e armëpushimit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se dëshironte të "niste këtë proces" dhe t'i jepte fund luftës psai Ukraina dhe ShBA-ja u pajtuan për një armëpushim 30-ditor, shkruan The Guardian.
Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha: "Ukrainë, armëpushim, Ukrainë, armëpushim, sapo u arrit marrëveshja pak më parë.”
"Tani duhet të shkojmë te Rusia dhe shpresoj që presidenti Putin do të pranojë gjithashtu, në mënyrë që të mund ta nisim këtë proces. Ne duam që kjo luftë të marrë fund."
Duke iu referuar dukshëm vizitës së trazuar të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, Trump tha: "Mendoj se ka një ndryshim të madh midis vizitës së fundit që patë në Zyrën Ovale dhe kësaj."
"Kjo është një marrëveshje e plotë armëpushimi – Ukraina e ka pranuar atë, dhe shpresoj që edhe Rusia ta pranojë. Do të takohemi me ta më vonë sot dhe nesër, dhe shpresojmë se do të arrijmë një marrëveshje përfundimtare." – tha Trump.
Ai shtoi: "Nëse mund ta bindim Rusinë ta pranojë, do të jetë e shkëlqyer. Nëse jo, lufta vazhdon dhe njerëzit do të vazhdojnë të vriten, shumë njerëz."