Trump kërcënon Kanadanë me tarifa 100% për shkak të marrëveshjes tregtare me Kinën
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar me vendosjen e një tarife prej 100% mbi të gjitha mallrat kanadeze nëse kryeministri i vendit lidh një marrëveshje tregtare me Kinën.
"Nëse Kanadaja bën një marrëveshje me Kinën, ajo do të goditet menjëherë me një tarifë 100% kundër të gjitha mallrave dhe produkteve kanadeze që hyjnë në SHBA," shkroi Trump në platformën e tij sociale, Truth Social.
Tensionet midis Trump dhe Kryeministrit kanadez Mark Carney janë përshkallëzuar ditët e fundit, pasi Carney mbajti një fjalim në Davos të Zvicrës, duke kundërshtuar fuqitë e mëdha të botës.
Ai u takua së fundmi me Presidentin kinez Xi Jinping dhe njoftoi se vendet e tyre kishin arritur një marrëveshje tregtare që përfshinte automjetet elektrike. Në atë kohë, Trump e përshëndeti marrëveshjen e mundshme si "një gjë të mirë".