Trump informohet nga Pentagoni për opsionet ushtarake, ndërsa ushtron presion ndaj Iranit për marrëveshje
Presidenti Donald Trump pritet të informohet të enjten nga zyrtarë të Pentagonit për opsionet e përditësuara ushtarake ndaj Iranit, ndërsa po ushtron presion mbi Teheranin që të pajtohet për një marrëveshje, tha një burim i njohur me çështjen, shkruan CNN.
Trump po përditësohet rregullisht për planet ushtarake dhe kishte pak shenja që tregonin se hezitimi i tij i mëparshëm për të rifilluar fushatën amerikane të bombardimeve po zbehej.
Megjithatë, informimi ishte shenjë se Trump po i mban të hapura të gjitha opsionet, ndërsa negociatat për t’i dhënë fund luftës po ecin ngadalë.
Informimi, i raportuar fillimisht nga Axios, pritej të përfshinte admiralin Brad Cooper, komandantin e Komandës Qendrore të SHBA-së, dhe gjeneralin Dan Caine, kryetarin e Shefave të Shtabeve të Bashkuara, bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë.