Trump 'i frikësuar' nga Smithi i Speciales që ndiqte Thaçin, shpërthen keq: Vrasës politik, punon me ‘monstra’
Donald Trump sërish ka goditur ashpër Jack Smithin që mori detyrën e mbikëqyrjes së hetimeve kriminale ndaj tij. Por, kësaj here këto goditje janë edhe më inkoherente.
Ish presidenti Trump më 27 nëntor shkroi këto fjalë:
“Jack Smith (emër i mirë e i butë, apo jo?) është një vrasës politik, që është krejtësisht i komprometuar, dhe s’duhet të lejohet as afër Departamentit të ‘Drejtësisë’ që tashmë është ARMATOSUR dhe KORRUPTUAR, që është i mbushur me, dhe i dëgjon vetëm, ‘MONSTRAT’ e të majtës ekstreme, që do të shkaktojnë vështirësi për vendin tonë me gjëra që i kemi parë më herët. Meqë ra fjala, OBAMA KA SPIUNUAR FUSHATËN TIME (dhe u kap!) dhe çka të them për KORRUPSIONIN MASIV të Joe dhe Hunter Bidenit (provat tashmë janë!)?”
Në këtë pikë ka aq shumë gabime sa është e zorshme të shkohet fjalë për fjalë, shkruan MSNBC.
Kjo gazetë shkruan se “Trumpi duket i frikësuar” për shkak të këtyre fjalëve.
