Trump e quan “llum” regjimin e Iranit, thotë se ka përfunduar armëpushimi
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj regjimit iranian në Samitin e NATO-s, duke e quajtur atë “llum”. Ai ka njoftuar se ka përfunduar memorandumi i mirëkuptimit me këtë vend, pasi Irani sulmoi tri anije që po kalonin transit nëpër Ngushticën e Hormuzit.
“Është humbje kohe të merresh me ta”, tha Trump në Samitin e NATO-s.
Trump e kritikoi ashpër Iranin si “njerëz të këqij dhe të sëmurë” dhe tha se “ata janë llum”, ndërsa marrëveshja e tij paraprake me Teheranin duket se po lëkundet drejt dështimit.
Trump e quajti regjimin iraninan “lojtarë të ndyrë”, pas shënjestrimit të anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, duke shkelur armëpushim.
Trump tha se do t’i lejojë negociatorët e tij “të vazhdojnë të flasin nëse duan”, por shtoi se SHBA-të po humbisnin kohë duke folur me Iranin dhe shprehu dëshirën për të “bërë punën tonë” në vend që të përpiqeshin të ndiqnin diplomacinë.
Ky reagim i Trumpit vjen pasi regjimi i Teheranit sulmoi tri anije tregtare që po kalonin transit nëpër Ngushticën e Hormuzit, ndërsa reagimi i SHBA-së ishte i menjëhershëm.
Ushtria amerikane ka nisur një varg sulmesh kundër Iranit mbrëmjen e së martës, ka bërë të ditur Komanda Qendrore e SHBA-së përmes një njoftimi në rrjetin social X.
Në njoftim thuhet se këto sulme janë kundërpërgjigje ndaj sulmeve iraniane ndaj tri anijeve tregtare që po kalonin transit nëpër Ngushticën e Hormuzit, raportoi agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Forcat e Komandës Qendrore kanë filluar kryerjen e një vargu sulmesh të fuqishme kundër Iranit, për t’i shkaktuar kosto të larta për shënjestrimin dhe sulmin ndaj lundrimit tregtar”, thuhet në deklaratë.
“Agresioni i dëshmuar i Iranit ishte i pajustifikuar, i rrezikshëm dhe shkelje e qartë e armëpushimit”, thuhet më tej.
Menjëher ka qenë edhe reagimi i Iranit, i cili nisi sulme ndaj objektivave ushtarake amerikane në të gjithë Bahreinin dhe Kuvajtin në përgjigje të një vale sulmesh amerikane. Dhe ushtria e Iranit tha se shënjestroi një bazë ajrore në Bahrein që strehon forcat amerikane .