Tri vjet nga Marrëveshja e Brukselit, Hamiti: Kjo është marrëveshja më e dëmshme për Kosovën - NACIONALE

Tri vjet nga Marrëveshja e Brukselit, Hamiti: Kjo është marrëveshja më e dëmshme për Kosovën

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurtin tre-vjetorin e Marrëveshjes së Brukselit.

Ai ka bërë me dije se kjo është marrëveshja më e dëmshme për Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se me këtë marrëveshje Kurti e ka pranuar de fakto Asociacion më të fortë.

Albin Kurti dhe VV-ja e tij e kanë kundërshtuar me vite Asociacionin në bazë të marrëveshjeve të mëhershme në procesin e dialogut me Serbinë (2013 dhe 2015). Mirëpo, kryeministri Albin Kurti ka pranuar de fakto Asociacion më të fortë me Marrëveshjen e para tri viteve që përfshin ‘ vetëmenaxhimin ‘ për serbët. Kjo është pa dyshim marrëveshja më e dëmshme për Kosovën në procesin e gjatë të dialogut Kosovë – Serbi”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme