Trendafilova e anulon vizitën në Gjilan për shkak të paralajmërimit të protestave - NACIONALE

Trendafilova e anulon vizitën në Gjilan për shkak të paralajmërimit të protestave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatësja, Ekaterina Trendafilova, ka anuluar aktivitetet e saj me shoqërinë civile të parapara të mbahen në Gjilan.

Siç shkruan në njoftim, kjo ardhje u anulua për shkak të paralajmrimit se ardhja e saj do të pritej me protesta.

”Pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, sot u vendos që aktiviteti të zhvillohet përmes internetit. Kryetare Trendafilova deklaroi se “mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme”. Ajo theksoi se ndodhet në Kosovë për të biseduar me njerëz për punën e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë, siç e ka bërë në disa raste më parë, dhe për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë njerëzit. Sipas Kryetares Trendafilova “një shkëmbim i tillë mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të sigurt dhe konstruktiv”. Prandaj, në interes të sigurisë publike, u mor vendimi që kjo veprimtari të zhvillohet përmes internetit. Pjesëmarrësit e regjistruar dhe personat tjerë të cilët dëshirojnë të marrin pjesë do të informohen se si mund t’i bashkohen veprimtarisë e cila do të zhvillohet nesër përmes internetit në orën 10:00”, thuhet në njoftim.

Protesta kundër vizitës së Trendafilovas pati paralajmëruar Partia Socialdemokrate.

Lajme të ngjashme