"Tregu i lirë", alarmon Ajvazi: A është qëllimi t’i fundosim me vetëdije qindra kompani prodhuese? - NACIONALE

"Tregu i lirë", alarmon Ajvazi: A është qëllimi t’i fundosim me vetëdije qindra kompani prodhuese?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Eksperti financiar Kushtrim Ajvazi ka ngritur shqetësim lidhur me rritjen drastike të çmimit të energjisë elektrike për bizneset që operojnë në tregun e lirë.

Ajvazi bëri të ditur se se çmimi mesatar i energjisë për tri ditët e para të javës së fundit të qershorit në bursën ALPEX ka arritur në 143 euro për megavat-orë (€/MWh).

Kur këtij çmimi i shtohen kostot e transmetimit, balancimit dhe furnizimit, kostoja finale për bizneset mund të kalojë 210 €/MWh, çka përfaqëson një trefishim të tarifës rregulluese.

Reagimi i Ajvazit:

Java e fundit e qershorit — dhe faturat e para për energjinë në tregun e "lirë" po afrohen.

Çmimi mesatar i energjisë elektrike për tre ditët e para të kësaj jave në bursën ALPEX: 143 €/MWh. Kur këtij çmimi i shtohen kostot e transmetimit, balancimit dhe furnizimit, bizneset do të përballen me një çmim final mbi 210 €/MWh.

Trefish më shtrenjtë se çmimi i tarifës rregulluese.

Ndërkohë, Gjykata ka filluar pezullimin e vendimeve të paligjshme të ZRRE-së, duke konstatuar se shumë biznese janë futur në treg të lirë pa plotësuar kriteret ligjore.

A është ky qëllimi i vërtetë?

T’i fundosim me vetëdije qindra kompani prodhuese, pastaj të "reflektojmë" mbi rrënojat e ekonomisë?

Lajme të ngjashme