Tre të vdekur nga përmbysja e një varke turistike në Poloni, mes tyre një grua shtatzënë
Tre persona kanë vdekur pasi një varkë turistike prej druri u përmbys në Gdansk të Polonisë dhe zyrtarët thanë se ka shumë të ngjarë të ishte shkaktuar nga dallgët e mëdha të shkaktuara nga një rimorkiator që e kalonte atë, raportoi BBC të dielën.
Katërmbëdhjetë persona, përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit, ishin në bordin e Galar Gdański kur u përmbys në lumin Motlawi të shtunën.
Shërbimi Shtetëror Zjarrfikës bëri të ditur se personat e vdekur janë nxjerrë nga uji dhe është tentuar për t'i ringjallur.
Njëra nga viktimat është shtatzënë
Një 60-vjeçar është konstatuar i vdekur në vendngjarje, ndërsa dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë më pas në spitalin ku po trajtoheshin. Mediat lokale raportojnë se një nga viktimat ishte shtatzënë.
Kryetarja e Gdańsk, Aleksandra Dulkiewicz, e quajti incidentin një tragjedi të madhe. Ajo tha se shkaqet e aksidentit të tmerrshëm do të sqarohen sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa shtoi se të gjithë të mbijetuarve iu është ofruar kujdes profesional mjekësor dhe psikologjik.
Galar Gdański, një anije prej druri rreth nëntë metra e gjatë, mund të strehojë deri në 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Është një kopje e një varke polake që ishte e njohur në shekullin e 18-të dhe u përdor për të transportuar mallra poshtë lumit. /Nacionale/