Tre të arrestuar në Suharekë pas konfliktit me armë zjarri për kalim prone
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në fshatin Gjinoc të Suharekës, pas një përleshjeje të armatosur të shkaktuar nga një mosmarrëveshje pronësore.
Incidenti ka ndodhur kur njëri nga të dyshuarit po kalonte me traktor të ngarkuar me dru përmes pronës së njërit prej palëve të përfshira. Sipas raportit policor, gjatë konfliktit, drejtuesi i traktorit i ka marrë armën të dyshuarit tjetër dhe ka shtënë në drejtim të një personi të tretë.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën e dyshuar të përdorur në rast, së bashku me një karikator, tre fishekë dhe një gëzhojë.