Traktati me Danimarkën për transferimin e të burgosurve, nis procesi i mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan - NACIONALE

Traktati me Danimarkën për transferimin e të burgosurve, nis procesi i mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan

11 orë më parë

nga NACIONALE

Oda e Avokatëve të Kosovës ka treguar se është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës që ka filluar procesi i mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan dhe transferimi i personave që kanë qenë në këtë qendër drejt institucioneve të tjera korrektuese.

Në njoftimin e kësaj ode është thënë se transferimi i të burgosurve nga kjo qendër do të bëhët në disa faza.

“Oda e Avokatëve të Kosovës është njoftuar zyrtarisht nga Shërbimi Korrektues i Kosovës se ka filluar procesi i mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, në kuadër të zbatimit të Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e këtij objekti për ekzekutimin e dënimeve të shqiptuara nga autoritetet daneze. Sipas njoftimit zyrtar, tashmë ka filluar transferimi gradual i personave të privuar nga liria nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan drejt institucioneve të tjera korrektuese, proces i cili do të zhvillohet në faza, në përputhje me vlerësimet e sigurisë, kapacitetet akomoduese dhe nevojat operative të Shërbimit Korrektues të Kosovës”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme