Trajtimi i dorëheqjeve të serbëve, VV nis presionin, BE-ja bën thirrje që KGJK të vendos si organ i pavarur, pa presion
Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë (EUKosovo) u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të përmbahen nga ushtrimi i çfarëdo presioni ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe anëtarëve të tij gjatë procesit të vendimmarrjes.
Në reagimin e tij, EUKosovo thekson se një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është themelor për sundimin e ligjit, si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në Kosovë.
Misioni i BE-së ritheksoi rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe respektimit të parimeve të shtetit ligjor.
Ndryshe, eksponent të partisë në pushtet veç se kanë filluar nga sot presionin për mbledhjen e nesërme në KGJK, ku do të trajtohen tërheqjet e dorëheqjeve të serbëve që punonin në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Adriana Matoshi, e cila zaonisht e para fillon fushata të tilla, meqë është e afërt me koordinatoren e politikave në VV, Dejona Mihali, Mefail Bajçinovci e eksponent të tjerë, kanë filluar presionin ndaj anëtarëve të KGJK-së.