Trajkoviq për zgjedhjet në veri: Është festa e Shën Nikollës, ka nisur kampanja kundër mbajtjes së tyre - NACIONALE

Trajkoviq për zgjedhjet në veri: Është festa e Shën Nikollës, ka nisur kampanja kundër mbajtjes së tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq vlerëson se nuk do të ketë dalje në zgjedhjet në veri, të cilat presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar se do të mbahen më 18 dhjetor.

Trajkoviq në “RTK Prime” deklaroi se po atë periudhë, është një festë e rëndësishme, dhe se kjo po përdoret edhe si arsyetim kundër zgjedhjeve, duke shtuar se veçse ka nisur kampanja.

“Jo, zgjedhje nuk do të ketë, sigurisht. Ndoshta, fatkeqsisht, edhe serbët, edhe shqiptarët, ne nganjëherë harrojmë edhe për festat tona, kështu që nuk mendoj që qëllimi i kryetares së Kosovës është që më 18 të organizojë zgjedhje, kur është edhe festa e rëndësishme, e Shën Nikollës. Ne ndonjëherë harrojmë edhe kur janë festat e shqiptarëve të fesë islame. Kjo veç ka filluar që të jetë kampanjë kundër zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

Sipas Trajkoviq, edhe ata serbë që do të donin që të dilnin në zgjedhje, nuk do të kenë guxim që ta bëjnë këtë.

“Edhe ata serbë që do të donin të merrnin pjesë në zgjedhje, nuk do të guxonin që të marrin pjesë dhe të parashtrojnë kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhje, kjo është mjaft e qartë, nuk do të kenë guxim serbët të dalin në zgjedhje”, tha tutje ajo.

Lajme të ngjashme