Tragjike: Vdes zyrtari policor dhe veterani i UÇK-së – dyshohet se u godit nga një veturë - NACIONALE

Tragjike: Vdes zyrtari policor dhe veterani i UÇK-së – dyshohet se u godit nga një veturë

4 orë më parë

nga NACIONALE

Rexhep Zenel Gashi, zyrtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vdekur pas një aksidenti në Pikën Kufitare në Morinë.

Sipas njoftimit të familjarëve, rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit ku, sipas kushëririt, i ndjeri “kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur u godit nga një veturë”.

Familjarët kanë njoftuar se detajet për ceremoninë e varrimit do të bëhen të ditura më vonë.

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e punës, në Pikën Kufitare në Morinë, si pasojë e një aksidenti tragjik trafiku, ndërroi jetë kushëriri im, Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas informatave të para, ai kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur u godit nga një veturë. Për kohën e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Lajme të ngjashme