Tradita vazhdon - 15 vite “Bamboo Mayfest” - NACIONALE

Tradita vazhdon - 15 vite “Bamboo Mayfest”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e kënaqësisë edhe këtë vit në hotelin Otrant organizon edicionin e 15 të Bamboo Mayfestit, i njohur edhe si Festivali i kënaqësisë nga data 25 deri 28.

Mayfesti çdo vit ka pasur rritje me numrin e pjesëmarrësveqe nga edicioni i parë në vitin 2009 kështu që edhe kësaj herë pritet të marrin pjesë numër i madh i festivalistëve.

Organizimi i këtij viti është duke u bërë deri në detajin e fundit duke u karakterizuar kësaj radhe me program të shumëllojshëm të muzikës dhe shume aktivitete te tjera.

Këtë pranverë ne “Bamboo Mayfest” do të performojnë emra ndërkombëtarë të njohur të muzikës elektro, afro dhe latino house siç janë: KITTY AMOR, PEPE CITARELLA, KHENYA, DANGEL TWINS, OTTMANN

Nuk do të mungojnë asnjëherë më të mirët tanë DJ-të vendorë siç janë: PM & DAGZ, SECRET 47, JAJKI, WISE, ISNE ....

Përveç këtyre nuk do të mungoj as Bamboo Band qe do të shfaq komponimet me DJ dhe vokale e instrumentale nga DENIKI, FATONI dhe XHANERI dhe si zakonisht nikoqiri Minnistri HENCI. Çmimet per akomodim ne Otrant kanë qenë të njejta me vitin e kaluar por nuk ka më vende të lira.

Për festivalista të vendosur jashtë Otrantit çmimi i hyrjes për 3 ditë të mayfestit është 50 euro për mëshkuj e 30 per femra.

Për më shumë info në INSTAGRAM ( https://www.instagram.com/bamb...) dhe FB ( https://www.facebook.com/bambo...)

bamboomayfest

Instagram

Lajme të ngjashme