Top Channel titron shqip një film nga Kosova, Paçarizi: Paragjykim!
Një filmit shqip nga Kosova, i cili po transmetohet në një televizion shqiptar, i janë vendosur titra. Është televizioni i njohur "Top Channel" ai ka vendosur të titrojë një film prodhim i Kosovës me titra në gjuhën shqipe. Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik.
Në lidhje me këtë situatë, analisti Rrahman Paçarizi gjithashtu ka reaguar, duke e quajtur sjelljen e Top Channel-it si "paragjykim për varietetet dialektore të gjuhës shqipe".
"Që doni me pa se qysh doket paragjykimi për varietetet dialektore të shqipes, kqyreni përkthimin shqip të filmit "Rrushe" (po shqip) në Top Channel. Rast per studim." – tha ai.

