Tomë Gashi poston foto me Martin Berishajn: T’u bo plane për investime
Tomë Gashi, avokat dhe përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje e kryeminsitrit Albin Kurti, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook. Pos tij, në fotografi është hiç më pak se Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, që dyshohet të jetë përfshirë në një aferë korruptive financiare në Slloveni.
Gashi edhe ka shkruar nëj fjali si mbishkrim të fotografisë. Ai ka treguar se po bëjnë plane për investime me Martin Berishajn, i cili dyshohet të ketë tërhequr qindra mijëra euro nga xhirollogaria e kompansië së tij “MB Consulting”, e cila dyshohet se mori para nga GEN-i serb.
“Me Martinin tu ba plane per investime!” – shkroi ai.
Kujtojmë që dje Kurti u pa shumë i afërt me Berishajn gjatë Forumit Ekonomik të Kosovës dhe Kroacisë që u mbajt në hotelin “Swiss”.